Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama për median italiane: Marrëveshja për refugjatët, emergjente në kohë krize!

Rama për median italiane: Marrëveshja për refugjatët,

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për median italiane Rete 4 ka komentuar marrëveshjen për emigrantët dhe kampin që do të ndërtohet në Shëngjin.

Rama ka pohuar se marrëveshja do të shihet me shumë kujdes nga të dyja palët dhe emigrantëve që do të strehohen në vendin tonë në këtë operacion. Sipas Ramës, marrëveshja i përfshin të gjithë, por përjashton nga operimet vetëm gratë shtatzëna dhe fëmijët ndërsa mohoi se në vendin tonë do të strehohen vetëm meshkuj.

“Edhe në Shqipëri është krijuar ky keqkuptim, që do të ishte dhe i drejtë, nëse do të ishte i vërtetë. Mendoja se debati do të ishte më i qetë në mënyrë të përgjithshme, qoftë në Itali, edhe në Shqipëri. Por ky nuk është akord kapitullimi, apo pushtimi, nuk është një akord që bëhet pa matur kapacitetet dhe mundësitë”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera kryeministri është shprehur se shqetësimet mbi marrëveshjen janë normale pasi kërkojnë të mbrohen parimet e demokracisë në Evropë.

Për Ramën, është më se normale që të ketë skeptikë, si në gjithçka, pasi në fund ky është thelbi i demokracive në Evropë.

Gjithçka, si ka shpjeguar ai, bëhet fjalë vetëm për faktin se Italisë sot i duhej ndihmë dhe se Shqipëria e ka për detyrë të ndihmojë fqinjët, të cilët e kanë mbështetur më herët për emigrantët. Ndër të tjera ka theksuar se marrëveshja me Italinë do të zgjasë 5 vite dhe se vendi ynë do të dëmshpërblehet, me fondin e parë në shumën 16.5 milionë euro, brenda një 3-mujori. Parashikohet që mbi 100 milionë euro të jenë të ngrira në një llogari bankare të nivelit të dytë si garanci./M.K-dritare.net