Na ndiqni edhe në

Politikë

Salianji: Shumë shpejt do t’i jepet drejtim bashkimit të PD-së!

Salianji: Shumë shpejt do t’i jepet drejtim bashkimit të

Deputeti i PD-së, Salianji ka folur para mediave duke thënë se shumë shpejt do të gjendet një zgjidhje për situatën në PD, teska ritheksoi se ai është i gatshëm të lërë mandatin e t'i hapet rrugë bashkimit.

"Do ecim dhe do t’i japim drejtim bashkimit të Partisë Demokratike. Të gjitha opsionet janë në diskutim, unë thashë që do diskutohet çdo formë dhe do arrihen një konkluzion për bashkimin e partisë. Jo vetëm që marr përsipër përgjegjësi në një moment krize, por jam i gatshëm mund dhe të lë mandatin për bashkimin e PD-së.

Çdo lloj opsioni është i mundshëm, e rëndësishme është që vendi të ketë opozitë. Nuk duhet të zhvendoset vëmendja nga skandalet e mazhorancës, thuajse 60% e deputetëve të dalë nga listat e 25 marsit ka një vendim. Unë jam nënkryetar i grupit formalisht, nuk ka pasur një vendimmarrje për përjashtim, duket se ishte një stërkëmbësh për prishjen e bashkimit. Gjyqi që kam në ngarkim është shtyrë për shkak të kundërshtarit që kam përballë, i cili është ai që përfaqëson trafikant droge.

Shumica e grupit, në 60% ka një qëndrim të caktuar që është publik. Nuk kemi nxitim për të larguar apo emëruar dikë, në këto kushte nuk do marrim veprime deri në një moment të caktuar. Qëllimi nuk është të zvogëlohet PD apo t’u shërbejmë Ramës. Unë kam bërë një betejë të fortë kundër pronësimit të partisë, shumë shpejt do gjejmë një rrugë zgjidhje”, deklaroi ai./dritare.net