Tenderat/Rama-ministrave: Nëse nuk reagoni, do ju çoj në SPAK
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, shpalosi sot paketën e re ligjore të Prokurimit Publik. 70% e tenderave të dhënë përgjatë periudhës 2020-2021 janë me probleme, tha Rama. Më tej ai paralajmëroi se nëse rekomandimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike do bien në vesh të shurdhët, vetë Kryeministria do t’i referojë rastet në SPAK.
“Rekomandimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike nuk janë as në bibël as në kuran. Pra janë rekomandime që mund të diskutohen, por ama sikur në një rast të vetëm rekomandimet të bien në një vësh aq të shurdhët sa mos ketë fare përgjigje, sikur a thua se Agjencia e Prokurimeve Publike mbyll letra në shishe dhe i hedh në det që dallgët ti nxjerrin ku t’i nxjerrin çdo rast i tillë do shkojë në SPAK. Dhe do shkojnë në SPAK nga kjo godinë këtu. Pastaj a është i qëllimshëm, a është thjesht injorancë në raport me hetimet shtetërore, këtë çështje indiferentët përkatës ta shpjegojnë duke marrë avokat me vete”, tha Rama sot./L.F-dritare.net