Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon foto nga Samiti i NATO-s me liderët botërorë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një seri fotografish nga Samiti i NATO-s, ku mori pjesë së bashku me liderët e vendeve aleate.

Në pamjet e shpërndara, Rama shfaqet në takime dhe momente të ndryshme me personalitete të rëndësishme të politikës ndërkombëtare, mes tyre sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, si dhe presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Fotografitë pasqyrojnë takimet për bisedat e zhvilluara në kuadër të samitit, ku në fokus ishin çështjet e sigurisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare të Aleancës.