
Jeni shtatzënë? Ja si do ju ecë 9-mujori sipas shenjës tuaj astrologjike!
Dritare.net

Jeni në pritje të ëmbël, por nuk e dini si do e kaloni gjithë periudhën e shtatzënisë? Sipas shenjës tuaj astrologjike mund të mësoni më shumë si do ju ecë gjithçka. Do keni një periudhë të stresuar apo relaksuese, zbulojeni çfarë thotë zodiaku.
Nëna e ardhshme Dashi
Në periudhë normale femrat e shenjës së dashit janë shumë aktive dhe nuk ndalen asnjëherë. Në periudhën e shtatzënisë ato mendojnë të ruajnë të njëjtin ritëm, por në fakt fillojnë të zgjedhin aktivitete më të qeta dhe herë pas here çlodhen e qëndrojnë shtrirë.
Nëna e ardhshme Demi
Femrat e shenjës së demit mezi e presin periudhën e shtatzënisë, por sapo marrin vesh lajmin ato tregohen mjaft të kujdesshme dhe marrin masat e nevojshme që i gjithë 9-mujori të ecë pa probleme. Aktiviteti i tyre i preferuar? Leximi i librave për lindjen për të qenë gati kur t'iu vijë dita e madhe si dhe përgatitja e dhomës së bebit.
Nëna e ardhshme Binjakët
Dukë qenë se i mendojnë gjithmonë gjërat me kujdes, femrat e shenjës së binjakëve mundet edhe të stresohen kur të jenë shtatzëna. Problemi më i vogël i merakos dhe shkojnë shpesh tek mjeku për të vërtetuar se çdo gjë po shkon si duhet. Praktikimi i yoga-s dhe ushtrimeve të frymëmarrjes do i ndihmojnë pafund.
Nëna e ardhshme Gaforrja
Duke qenë në pikën e realizimit të një ëndrre të madhe (atë të dhënies së jetës), femrat gaforre përgatitet për çdo gjë. Ato nuk kujdesen vetëm për veten dhe bebin, por krijojnë edhe kushtet e duhura që ai të ndihet mirë sapo të vijë në këtë botë.
Nëna e ardhshme Luani
Nuk do të thotë se ngaqë janë shtatzëna femër e shenjës së luanit nuk do kujdesen për pamjen e tyre. Edhe me barkun shumë të rrumbullakosur ato mundohen të duken sa më femërorë dhe shkëlqejnë gjithmonë.
Nëna e ardhshme Virgjëresha
Duke qenë se në përgjithësi janë delikate, femrat e shenjës së virgjëreshës duan të shmangin problemet dhe ndjekin me përpikmëri udhëzimet e mjekut. Ato organizojnë mbërritjen e të voglit deri në detajet më të vogla, madje ndonjëherë edhe duke e tepruar.
Nëna e ardhshme Peshorja
Femrat e shenjës së peshores janë të ndërgjegjshme që jeta do ju ndryshojë, por nuk duan ta shohin periudhën e shtatzënisë si një pengesë për të pasur një jetë sociale si më parë. Ato do vazhdojnë të dalin me miqtë deri në ditët e fundit dhe do argëtohen pafund.
Nëna e ardhshme Akrepi
Mjaft mbrojtëse, femrat e shenjës së akrepit merakosen shpesh për bebin kur janë shtatzëna. Mjaft intuitive ato krijojnë një lidhje shumë të fortë me të voglin e tyre dhe i flasin për çdo gjë ende pa lindur.
Nëna e ardhshme Shigjetari
Sa herë që munden femrat e shenjës së shigjetarit vazhdojnë të përfitojnë nga jeta ashti si para ta merrnin vesh se ishin shtatzëna. Aktivitet sportiv, udhëtime, aktivitete të ndryshme...për to bebi nuk është aspak pengesë. E mira është që të tregohen paksa më të kujdesshme.
Nëna e ardhshme Bricjapi
Në periudhë normale femrat e shenjës së bricjapi janë të mbyllura, por kur mbeten shtatzëna janë edhe më keq. Ato izolohen plotësisht dhe mendojnë vetëm për të ardhmen me bebin. Gjithsesi shtatzëninë ë kalojnë qetësisht.
Nëna e ardhshme Ujori
Femrat e shenjës së ujorit nuk i ndryshojnë zakonet e tyre edhe kur janë shtatzëna. Ato janë spontane dhe i adhurojnë të papriturat. Qofshin me një beb në bark apo pa të, kjo nuk ndryshon gjë për to.
Nëna e ardhshme Peshqit
Duke zotëruar një instinkt mëmësor të lindur, femrat e shenjës së peshqve nuk e imagjinojnë dot jetën pa një fëmijë. Kur janë shtatzëna për herë të parë ato e kalojnë çdo gjë me lehtësi dhe duket sikur janë të mësuara. Ato e marrin 9-mujorin me qetësi dhe ashtu si t'iu vijë pa e vrarë shumë mendjen. /A.S-Dritare.net

















