Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Letër për Rudinën/ Si u lajmëruam, kur ndodhi shpërthimi i digës në Oslo! 

Letër për Rudinën/ Si u lajmëruam, kur ndodhi

Përshëndetje Rudina! Sapo pashë emisionin tuaj ku flisnit për çarjen e digës në Libi dhe frikën se mos diçka e ngjashme ndodh edhe në Tiranë. Ju përmendët edhe rastin e Norvegjisë. Në fakt kur ndodhi në muajin gusht ajo situata me reshje shiu të pazakonta në Norvegji, sistemi i lajmërimit që u aplikua ishte më tepër sesa sirenat klasike të situatave emergjente. Praktikisht unë kam qenë në punë atë ditë në qendër të Oslos dhe në çdo telefon celular erdhi një lloj "mesazhi" i pazakontë. Ishte i pazakontë për faktin se përveç tekstit për lajmërimin ç'po pritet të ndodhë ishte i shoqëruar dhe me akustikë si zile sirene, dhe askush nuk mund ta injoronte dot për ta lënë pa e lexuar.

Letër për Rudinën/ Si u lajmëruam, kur ndodhi

Të gjithë si grup sa ishim aty u habitëm që të gjithë telefonat tanë po binin zile sirenë njëkohësisht. Dhe po të shikoje ekranin e telefonit, ishte një tabelë njoftimi e hapur automatikisht në ekran ku kishte të shfaqur mesazhin e lajmërimit. Kjo ishte e veçanta e sistemit të njoftimit e përdorur nga autoritetet në Norvegji. Me përshëndetjet më të mira nga Oslo, Markeljani!/dritare.net