
Ligji 7501 mbi tokën një kërcënim serioz për të ardhmen e Shqipërisë
Dritare.net
Nga Ervin Gjadri
Duke marrë shkas, nga ngjarja tepër e rëndë që ndodhi në Gjykatën e Apelit në Tiranë, po e përsëris pak më poshtë,edhe njëherë, përgjigjen që i dhashë një mikut tim në lidhje me një pyetje nga ana e tij, mbi LIGJIN KRIMINAL,CËNUES TË BAZËS SË EKONOMISË,RENDIT PUBLIK E SIGURISË KOMBËTARE ,FAMËKEQIN 7501 MBI TOKËN.
Personalisht, për afro 25 vjet kam pasur, eksperienca tepër negative nga ky ligj, një nga të shumtët raste ishte,kur në një çështje civile për një pronë timen, në zonën e Kepit të Rodonit në të cilën përveç avokatit tim me kërkesë të trupit gjykues, duhet të isha dhe vetë i pranishëm në sallën e gjygjit, ngrihet dikush nga ana e palës kundërshtare e duke folur me vështirësi (pasi gjatë gjthë seancës,në prani të trupit gjykues, hante bukë me domate ) e më thotë : ça toke do mër ti , këtt tokë , e ka fitu gjyshi, baba e plaka ime, si kontribues në koperativ e në fermë kët tok na e ka dhone partia.
Se kuptova mirë se kujt partie i ishte kaq mirënjohës, por me shumë mundësi, Partisë të viteve 1992 e vazhdim.
Fitimi i titullit të pronësisë, si kontribues në fermë e kooperative bujqësore e absurd të tjerë ligjorë e nënligjorë, me anë të cilëve mund të merrej titulli i pronësisë në mënyrën më të pabesueshme është një tjetër realitet absurd i padëgjuar ndonjëherë më parë në planetin tonë, por ja që në Shqipërinë leniniste të pas viteve 1992 u bë realitet.
Ligji 7501 per tokën bujqesore i miratuar në Korrik të vitit 1991, e dha tokën, vetëm në përdorim, jo në pronesi.
Që të votojë e majta pro një ligjii të tillë, që i kthen token fshatarësisë, këtu nuk ka asnjë surprizë e çudi.
Ajo që surprizon, e të shkakton habi është fakti i votimit pro këtij ligji nga Partia Demokratike.(Partia gjoja e djathtë, që mbështetej siç thuhej, në programin e saj, tek dy shtresa, ish të perndjekurit e ish-pronarët)
Fakti që në korrik të vitit 1991, kjo parti ishte në minorancë, siç duan ta justifikojnë disa, nuk ka asnjë rëndësi.
Por sidoqoftë edhe fakti që në korrik të vitit 1991, PD votoi pro ligjit të tokës të propozuar nga e majta, përsëri nuk do të kishte rëndesi, pasi për hir të së vërtetës në momentin kur u votua në ( vitin 1991 ky ligj, deri diku i përshtatej realitetit social e ekonomik të vendit e çfarë ishte më e rendësishme, siç e nënvizova më lart, në atë kohë, ai ligj, e jepte tokën vetëm në perdorim, e për më tepër ishte fillimi, e Partia Demokratike i kishte humbur zgjedhjet e 31 Marsit të atij viti, e kështu llogjikisht, mund t’i druhej një humbjeje tjetër, elektorale.
Por, përgjësia politike e historike e PD fillon me ardhjen e saj, në fuqi me anë të zgjedhjeve të 22 Marsit të vititi 1992,(referendum popullor për shkëputjen nga e kaluara komuniste) në të cilat fitoi 2/3 e vendeve në parlament, pra i kishte te gjitha mundësitë ligjore ta anulonte ligjin, e kjo jo për të kenaqur x apo y shtresë shoqërore, por në funksion të vënies së ekonomisë shqiptare mbi një bazë solide.
Faktet e realitet treguan që kjo parti nuk ndërmori asnjë aksion ligjor në këtë drejtim, megjithëse Partia simotër e PD në Bullgari, (vendi i përafërt me Shqipërinë, përsa i perket realitetit shoqëror e ekonomik), hartoi dhe miratoi një ligj tepër efikas dhe siç tregoi koha e zgjidhi më së miri problemin e pronësisë së tokës në këtë vend.
Partia Demokratike, jo vetëm nuk e anuloi ligjin e tokës, por me ligjet 7983 datë 27.07 .1995 PËR SHITBLERJEN E TOKËS BUJQËSORE, LIVADHEVE E KULLOTAVE, e me ligjin 8053 të dhjetorit 1995 “ PËR KALIMIN E PRONËSISË PA SHPËRBLIM TË TOKËS BUJQËSORE”, lejoi shitblerjen e tokës.
Pra për ta përmbledhur e për ta bërë më të qartë situatën edhe për lexuesit.
LIGJI PËR TOKËN I MIRATUAR NË KORRIK TË VITIT 1991, KU PAMVARËSISHT SE SHUMICËN NË PARLAMENT E KISHTE E MAJTA E JEPTE TOKËN VETËM NË PËRDORIM.
PËRGJEGJËSIA E PARTISË DEMOKRATIKE , QËNDRON NË FAKTIN SE PAS 22 MARSIT, TË VITIT 1992,JO VETËM NUK E ABROGOI LIGIN 7501, (ABROGIM QË DO ISHTE NË FAVOR TË MBARË SHOQËRISË, E JO PËR TË FAVORIZUAR X APO Y SHTRESË TË CAKTUAR) POR ME AKTET ABSURDE LIGJORË E NËNLIGJORË QË MIRATOJ GJATË VITEVE 1992 -1996,JA KALOJ EDHE PARTISË SË PUNËS TË KORRIKUT 1991, PËR FAKTIN SE ISHTE KJO DHE VETËM KJO FORCË POLITIKE E ASNJË TJETËR, E CILA ME MAXHORANCËN ABSOLUTE QË KISHTE NË PARLAMENT, APROVOI E MIRATOI SHITBLERJEN E TOKËS.
Kjo është edhe aresyeja që ish-sekretari i Partise së Punës, që është dhe udhëheqësi aktual i PD ka kërkuar këto vitet e fundit disa herë ndjesë dhe është “ penduar” për këtë veprim.
Madje në një podcast të kohëve të fundit pohoi, se ligji i tokës është pishmani më i madh që ka në jetë, e se ka vepruar në kundërshtim me veten, etj etj.
Por koha tregoi se këto deklarata e pohime, nuk janë gjë tjetër veçse lot krokodili , pasi me kalimin e kohës po vertetohet, se asgjë nuk ka qenë e rastësishme, por përkundrazi është vepruar sipas një skenari të studiuar e planikuar imtësisht e në çdo detaj të tij, një nga qllimet e të cilit ka qenë marrja e votave nga elektorati i majtë për të mbajtur e siguruar pushtetin politik, veprim ky, i cili tregon moralin e ulët politik të kësaj force “ të djathtë”.
Koha e tregoi se Partia Demokratike nuk arriti t’i marrë së majtës as edhe një çerek vote, por thjesht i la ekonomisë shqiptare peshqesh ligjin 7501 me të gjithe aspektet e tij negative, mjafton të përmendim këtu faktin se vetëm si pasojë e ndarjes e tokës në fshat sipas këtij ligji, u shkatërrua pothuajse plotësisht e tërë infrastruktura bujqësore e ndërtuar gjatë 45 vitev në Shqipëri.
Dëm ky që ka vlerën e disa dhjetëra milionë dollarëve të asaj kohe, pa llogaritur faktin që këtë shkatërim bujqësia shqiptare e vuan dhe kësaj dite. Gjithashtu me kalimin e kohës po dalin fakte e dokumenta të cilët tregojnë e dëshmojnë, se i gjithë shkatërrimi apo politika e tokës së djegur, që u ndoq në Shqipërinë e viteve të para, pas rënies së komunizmit, ishte një skenar i parapregatitur mirë, e me shumë kujdes, kryesisht nga shërbimi sekret serb, por edhe nga ai grek, ku si pikë kryesore e tij ishte pikërisht goditja e pronës private.
Mjafton të kujtojmë, këtu djegiet barbare të zyrave të hipotekave e Kadastrës në qytetet kryesore gjatë viteve 1997-1998.
Natyrisht është detyrë e organeve të drejtësisë, për të vërtetuar me prova e fakte, dyshimet, për përfshirjen në këto akte të shumë personave, përfshirë këtu edhe drejtues apo ish-drejtues të Partisë Demokratike, me qëllimin e vënies para përgjegjësisë ligjore të fajtorëve.
Për të mos u zgjatur siç shihet qartë ligji 7501 për tokën paraqet shume probleme, e si rrjedhojë, duhet me çdo kusht të gjendet një rrrugëzgjidhje përndryshe ky ligj do të mbetet gjithmonë një plagë e hapur në trupin e brishtë të ekonomisë shqiptare, një kërcënim real e i vazhdueshëm, i rendit e sigurisë kombëtare./dritare.net

















