Na ndiqni edhe në

Showbiz

Princesha Kate thyen heshtjen: Si e përballova vërtet kancerin dhe çfarë askush nuk tregon!

Princesha Kate thyen heshtjen: Si e përballova vërtet kancerin dhe

Në një vizitë prekëse në spitalin Colchester, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka folur për herë të parë personalisht dhe në mënyrë të hapur për përvojën e saj me kancerin. Në një takim me pacientë dhe staf mjekësor, ajo ndau reflektime të sinqerta mbi sfidat që kalon një njeri jo vetëm gjatë trajtimit, por sidomos pas tij fazë që shpesh mbetet në hije.

“Shumë njerëz mendojnë se me përfundimin e trajtimit gjithçka kthehet në normalitet, por kjo nuk është e vërtetë,” – tha Kate.

“Faza pas trajtimit është shumë e vështirë. Nuk je më nën kujdesin e drejtpërdrejtë mjekësor, por as nuk funksionon dot si më parë në shtëpi. Duhet kohë për të gjetur ‘normalen e re’.”

Ajo theksoi se pikërisht kjo periudhë mund të jetë më e rënduara emocionalisht, sepse shumë pacientë ndihen të humbur, të vetmuar dhe pa një drejtim të qartë për të kërkuar ndihmë.

“Është një udhëtim me ulje-ngritje dhe një vend si ky i jep pacientëve ndjesinë se nuk janë vetëm,” u shpreh Princesha, ndërsa ndihmoi në mbjelljen e një kopshti me lule në oborrin e spitalit – një simbol i shpresës dhe ripërtëritjes.

Gjatë vizitës, ajo bisedoi me pacientë që përdorin mënyra kreative për të përballuar sfidat e kancerit, nga kopshtaria te këndimi. Me një ndjeshmëri të rrallë, Kate ndau edhe përvojën e saj personale, duke treguar se gjatë rrugëtimit të saj shëndetësor ka provuar edhe akupunkturën si një mënyrë për të përballuar sfidat emocionale dhe fizike.

Në fund të vizitës, ajo la një mesazh të fuqishëm që përmbledh thellësinë e përvojës njerëzore me sëmundjen:

“Shërimi nuk është vetëm fizik. Është emocional, mendor dhe shpirtëror. Dhe kjo kërkon kohë.”

Fjalët e saj u pritën me shumë emocione dhe u përshëndetën si një hap i guximshëm drejt çmitizimit të betejës me kancerin dhe nevojës për mbështetje të vazhdueshme, përtej mjekimit.

Burimi: BBC News /E.P-dritare.net