Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Letra që tronditi qeverinë: Pas thirrjes së një veterineri 92-vjeçar, Rama mblidhet me fermerët dhe propozon zgjidhje për bujqësinë dhe blegtorinë!

Letra që tronditi qeverinë: Pas thirrjes së një veterineri
Dy ditë pas publikimit në Dritare.net të letrës se veterinerit 92-vjeçar Aleksandër Jorgaqi dhe propozimeve qe ai solli per kryeministrin Edi Rama, sot u zhvillua një tryezë me fermerë dhe përfaqësues të bashkive për të diskutuar rrugët e reja të mbështetjes për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare.


Në letrën e tij të hapur, z. Jorgaqi, ish-drejtor i ndërmarrjes bujqësore në Roskovec dhe një nga specialistët më të vjetër të vendit në këtë fushë, bëri një thirrje të fortë për shpëtimin e blegtorisë shqiptare nga zhdukja. Ai e përshkroi situatën si “katastrofike”, me numrin e bagëtive në rënie të lirë, me fermerë të lodhur e të braktisur dhe me fshatin pa të ardhme.



Apeli i tij i sinqertë, me tone profesionale, por edhe emocionale, kërkonte nga qeveria:
• Mbështetje konkrete financiare për fermat.
• Heqjen e taksave për prodhimin blegtoral për 10 vjet.
• Import pa taksa për impiante, pajisje dhe kafshë racash.
• Krijimin e komplekseve moderne blegtorale me investime shtetërore e private.
• Dhënie të tokës së papunuar me qira afatgjatë për fermerët.

Dhe sot qeveria reagoi.


Në fjalën e tij para fermerëve, kryeministri Rama pranoi se bujqësia dhe blegtoria kanë mbetur pas dhe se është e nevojshme një qasje e re, e drejtpërdrejtë, me më shumë investim dhe më shumë vëmendje për nevojat reale të fshatit shqiptar. Ai kërkoi më shumë bashkëpunim me fermerët, bashkitë dhe ekspertët, për të ndërtuar një model të qëndrueshëm zhvillimi rural, duke përfshirë edhe lehtësira për investitorët dhe përpunuesit.

Ky zhvillim tregon se zëri i specialistëve të ndershëm, që nuk kërkojnë për vete, por për Shqipërinë, mund të zgjojë vëmendjen e politikës. Dhe se ndonjëherë, mjafton një letër e thjeshtë për të vënë në lëvizje një qeveri. “Kemi nje armate specialistesh qe kane mbajtur me buke Shqiperine per 50 vjet. Mos na lini re vdesim pa na degjuar” - u shpreh Aleksander Jorgaqi, veterineri 92-vjeçar që vijon të punojë në serat e familjes dhe vazhdon të kontribuojë për Shqipërinë./dritare.net