Na ndiqni edhe në

Shqip

8 Dhjetori/ Demalia: Si u krijua lëvizja nga njerëz që nuk njihnin njëri-tjetrin!

8 Dhjetori/ Demalia: Si u krijua lëvizja nga njerëz që nuk

Në një intervistë për Shqip nga Dritan Hila në DritareTV hodhi poshtë narrativën të 'Revolucionit të Dhjetorit'. Ai e nis argumentin e tij me një vëzhgim të thjeshtë por logjikisht shkatërrues për historinë zyrtare: Si mund të formohet një lëvizje politike dhe një parti brenda 72 orësh nga njerëz që nuk e njihnin fare njëri-tjetrin? Demalia përmend me emra protagonistët e asaj kohe, Azem Hajdarin, Shinasi Ramën, Arben Imamin dhe thekson faktin se ata ishin të panjohur për njëri-tjetrin deri në momentin që u gjendën së bashku në krye të protestave.

"Një revolucion kërkon kohë, hapësirë dhe organizim.", argumenton Demalia. Për Demalian, ky 'bashkim i rrufeshëm' nuk ishte magji e demokracisë, por një operacion i mirëfilltë i Sigurimit të Shtetit dhe strukturave të Partisë së Punës. Ai i cilëson këta 'heronj' si njerëz që u caktuan për të luajtur një rol, duke e quajtur absurd pretendimin se ata rrëzuan një regjim totalitar, kur në fakt regjimi kishte rënë ekonomikisht dhe gjeopolitikisht dhe po kërkonte thjesht një dalje të butë./K.C/dritare.net