Na ndiqni edhe në

Shqip

Andoni: Administrata e paralizuar nga SPAK dhe arrestimet. Ja çfarë ndodh pas korridoreve!

Andoni: Administrata e paralizuar nga SPAK dhe arrestimet. Ja çfarë

Një fenomen i ri dhe shqetësues po vihet re në korridoret e administratës publike shqiptare: frika për të firmosur. I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV, avokati Eugen Beçi dhe Ben Andoni analizuan atë që juridikisht njihet si 'fuqia parandaluese' e dënimit, por që në praktikën aktuale po përkthehet në një bllokim të proceseve administrative. Duke parë arrestimet e zyrtarëve të lartë dhe hetimet e SPAK, nëpunësit civilë dhe drejtorët po refuzojnë të hedhin firmën mbi procedura tenderuese apo vendime ekzekutive, nga frika se mos përfundojnë si kolegët e tyre, pavarësisht nëse procedurat janë të ligjshme apo jo.


Kjo situatë, sipas analistit Ben Andoni, është pasojë direkte e modelit të qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama, i cili ka centralizuar pushtetin në një shkallë të paprecedentë. Mungesa e decentralizimit dhe përgjegjësisë individuale, thotë Andoni, ka bërë që fati i administratës të varet nga humori dhe strategjia e një individi të vetëm./K.C/dritare.net