Fatmir Mediu përballet me Gërdecin/ Sokol Hazizaj: Jam pesimist.Drejtësia është shërbim dhe shqiptarët nuk e marrin atë!
Dritare.net
Në “Shqip” në Dritare Tv me Dritan Hilën,në emisionin e sotmën u diskutua mbi rihapjen e hetimeve për Gërdecin, ku i akuzuari kryesor i kësaj dosjeje është Fatmir Mediu, i cili sipas SPAK ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën
MBi ish-ministrin e Mbrojtjes tani rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës’ dhe zyrtarisht është marrë i pandehur.
Roland Qafoku, Ben Andoni dhe juristi Sokol Hazizaj, diksutuan këtë zhvillim të ri mes shumë ngjarjeve të bujshme që presin radhën për t’u gjykuar nga drejtësia. Nga ajo drejtësi, prej së cilës presin shumë të gjithë shqiptarët.
"Në analizën time vijoj të jem pesimist. Veprimtaria hetimore e proceduriale SPAK, si njësi bashkë me Gjykatën e Shkallës së Parë dhe Apelit, nuk mendoj se është ndonjë veprimtari çudibërëse, sepse në drejtësinë shqiptare pas viteve 90-të, nëse media e pranon që si për herë të parë një organ procedurial i hetimit merr në përgjegjësi penale një politikan, kjo është e gabuar. Shpesh në vijimësi, politikanët kanë qenë objekt i veprimtarisë proceduriale hetimore dhe gjyqësore. Nuk është çudi. Marrja në përgjegjësi penale edhe kësaj radhe, nuk përbën ndonjë çudi të madhe.
Arsyeja pse unë jam pesimit është që ne ndodhemi para një situate, se reforma nuk duhet parë, që u krijua një strukturë apo jo. Esenca e reformës është e drejta. Jemi para një situate të vështirë në Gjykatën e Lartë, ku ka më shumë se 30 mijë dosje të pashqyrtuara. Në thelb ajo që prevalon është shërbimi i drejtësisë që marrin qytetarët. E drejta është baraz me jetën.", tha Hazizaj në Shqip me Dritan Hilën/ J.H/dritare.net