Inxhinieri: Ju tregoj tunelet e fshehta që mbrojnë bazën e Porto Palermos!
Dritare.net
Inxhinier Qemal Zyfi punoi dy vjet si teknik ndërtimi në bazën e Porto Palermos. Ai tregon se si u ndërtuan disa tunele sekrete për të mbrojtur Tunelin kryesor të Porto Palermos, që për inxhinierët është një vepër e jashtëzakonshme që e kanë zili në Ballkan.
“Tuneli i Porto Palermos nuk është vetëm ky që shohim ne sot. Rrotull tij janë disa tunele të tjera të cilat janë në funksion të tij. Për të mbrojtur këtë tunel u ndërtuan tunele mbrojtëse. Njëri është në Pilur, që mbron veriun e këtij tuneli. Tuneli tjetër është sa del nga Himara, pra është tuneli i komandimit, i antenave. Atë objekt e kam realizuar unë. Unë jam akisdentuar në tunelin e katërt që është sa del nga Himara. Tunelin tjetër e kemi në Potam. Pra të gjitha tunelet komunikonin më Tunelin e Porto Palermos. Janë dy gryka që bëjnë mbushjet dhe zbrazjet e topave elektrike. Brenda bazës ushtarake të Porto Palermos veç këtij tuneli të madh që shihni janë dhe 3 të tjerë.”, tregon inxhinieri në DritareTV./K.C/dritare.net