Na ndiqni edhe në

Shqip

Ju tregoj kur erdhi Millosheviçi në Fushë-Kosovë! Flet gazetari Esad Dujaka

Ju tregoj kur erdhi Millosheviçi në Fushë-Kosovë! Flet

Në një rrëfim të jashtëzakonshëm dhe plot emocione për Dritare TV, gazetari veteran nga Kosova, Esad Dujaka, ndau me publikun shqiptar përvojat e tij mbi 62-vjeçare në fushën e medias. Në bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, Dujaka solli jo vetëm historinë e medias në Kosovë.

Dujaka ndau detaje rreth fotos historike të vitit 1987 në Fushë Kosovë, ku shfaqet pranë Sllobodan Millosheviçit dhe Azem Vllasit, në një moment kthese dramatike për historinë e Jugosllavisë dhe Kosovës.

Dujaka shpjegoi se si gazetarët e 'Rilindjes' ishin aty për të dokumentuar atë që do të shndërrohej në fillimin e fundit të Jugosllavisë. Ai përshkroi tensionin e asaj nate, manipulimin e turmave serbe nga Beogradi dhe rolin e gazetarit si dëshmitar i historisë, duke ofruar një perspektivë të rrallë nga vija e parë e ngjarjeve që ndryshuan fatin e Ballkanit./K.C/dritare.net