Na ndiqni edhe në

Shqip

Këshilla e sipërmarrësit Sokol Kraja: Mos ia lini biznesin fëmijës nëse...

Këshilla e sipërmarrësit Sokol Kraja: Mos ia lini biznesin

Sipërmarrësi me përvojë ndërkombëtare, Sokol Kraja, ka dhënë një mesazh të qartë për pronarët e bizneseve familjare: mos ia lini kompanitë fëmijëve tuaj nëse ata nuk janë të përgatitur për përgjegjësitë që vijnë me to.

Në një intervistë për Dritare TV, Kraja theksoi se shumë biznese familjare në Shqipëri përballen me sfida serioze për shkak të pasardhësve të papërgatitur:

“Brezi i parë krijon, vuan dhe strukturon biznesin. Brezi i dytë dhe i tretë nuk mund të marrë drejtimin pa u përgatitur në punë reale. Shumë biznese humbasin pasi pasardhësi nuk ka përvojë të mjaftueshme.”
Sipas Krajës, trajnimi dhe përvoja praktike janë thelbësore për suksesin e një pasardhësi:

“Ju duhet t’i dërgoni ata jashtë vendit, t’i bëni pjesë të proceseve komplekse, t’i nënçoni me sfida të vërteta në punë, vetëm kështu do jenë gati të mbajnë përgjegjësinë e biznesit.”


Ai shtoi se prindërit shpesh gabojnë duke dorëzuar drejtimin e kompanive për arsye sentimentale, pa marrë parasysh nëse fëmija ka aftësitë e nevojshme:

“Nëse nuk e trajnon dhe nuk e ekspozon fëmijën ndaj realitetit të biznesit, nuk ka kuptim t’ia lësh.”
Kraja paralajmëron gjithashtu se mungesa e përgatitjes nuk dëmton vetëm biznesin, por edhe të ardhmen e pasardhësit:

“Një fëmijë që nuk di të menaxhojë, që nuk kupton proceset dhe sfidat, do të dështojë dhe do të humbasë besimin e punonjësve dhe klientëve. Përvoja dhe maturia janë çelësi.", tha sipërmarrësi./K.C/dritare.net