
Çuko: Nëse Rusia fiton ndaj Ukrainës, Shqipëria e ka luftën te dera!
E Premte 24 Shkurt 2023, 21:09
Dritare.net
Eksperti i sigurisë, Arben Çuko u shpreh sot në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila, në Dritare Tv se nëse Rusia fiton luftën me Ukrainën, ne e kemi luftën te dera.
I pyetur nga gazetari Hila, nëse shikon ndonjë rrezik te shpërthimit të luftës, ndonjë agresion në Kosovë, Çuko tha:
“Në qoftë se do të fitojë Rusia, luftën e kemi te dera. Sepse pushtimi i Ukrainë do të sjellë efektin domino. Rusia po pushtoi Moldavinë, ne e kemi të dera. Serbët ngaqë janë në prapavijë të thellë të NATO-s mund të mos guxojnë, por do përpiqen të bëjnë rrëmuja. NATO do të hyjë në luftë për Kosovën me Serbinë, për prestigj. Do hynte sepse është një objektiv i vogël.”, tha Çuko në Dritare Tv./K.C/dritare.net

















