Na ndiqni edhe në

Shqip

Naum Prifti dhe Peter Prifti: dy vëllezër, dy rrugë, një kontribut i përbashkët për kulturën shqiptare

Naum Prifti dhe Peter Prifti: dy vëllezër, dy rrugë, një

Naum dhe Peter Prifti përfaqësojnë dy nga emrat më domethënës të mendimit dhe kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, secili në një hapësirë tjetër, por me një lidhje të fortë me Shqipërinë dhe gjuhën shqipe.

Naum Prifti, shkrimtar dhe studiues i njohur në Shqipëri, la pas një vepër të gjerë letrare dhe studimore, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të prozës dhe eseistikës shqiptare. Ai punoi dhe krijoi brenda vendit, duke ruajtur një profil intelektual të përmbajtur dhe të përkushtuar ndaj letërsisë, historisë dhe traditës kulturore shqiptare.

Ndërkohë, vëllai i tij Peter Prifti zhvilloi veprimtarinë kryesisht në Shtetet e Bashkuara, ku u bë një figurë kyçe e albanologjisë në diasporë. Ai bashkëpunoi me Federatën “Vatra”, ishte zëvendësredaktor i gazetës Dielli dhe autor i veprave referencë për gjuhën dhe realitetin shqiptar, të përdorura për dekada nga studiuesit perëndimorë.

Të dy vëllezërit u bashkuan nga i njëjti qëllim: shërbimi ndaj Shqipërisë përmes dijes dhe fjalës së shkruar. Ndërsa Naum Prifti kontribuoi në formimin e lexuesit shqiptar brenda vendit, Peter Prifti ndërtoi një urë të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe botës akademike ndërkombëtare, në një kohë kur vendi ishte i izoluar, tregon për emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, vajza e Naum Priftit dhe mbesa e Peter Priftit, Julika.

Historia e Naum dhe Peter Priftit dëshmon se kultura shqiptare u mbajt gjallë njëkohësisht brenda dhe jashtë kufijve të saj, falë figurave që punuan në heshtje, pa përfitime materiale, por me një ndikim të qëndrueshëm në kujtesën dhe trashëgiminë kombëtare./dritare.net