Na ndiqni edhe në

Shqip

Pse avionët e NATO-s bombarduan ishullin e Sazanit! Flet ish-komandanti!

Pse avionët e NATO-s bombarduan ishullin e Sazanit! Flet ish-komandanti!

Tasim Meçe, ish-komandant i Sazanit në Dritare TV shpjegoi se pse forcat e NATO-s kanë bombarduar ishullin.

“Sazani është një xhevahir. Por një xhevahir që nuk e gjen dot në Mesdhe. Këtë e thonë edhe projektuesit amerikanë. Ata thonë se do ta kthejmë Sazanin në një bukuri të rrallë. Unë mendoj që natyra e bukur e Sazanit, projektet që kanë ata, por edhe objektet ushtarake që janë aty është shumë e domosdoshme që patjetër më parë të bëhet edhe një inventarizim. Shteti duhet të dijë çfarë ka e çfarë po jep.

Kisha kohë pa shkuar në Sazan, që prej kur u largova nga detyra. Kur iu afrova ishullit pashë një pjesë të pyllit të djegur. Aty avionët e NATO-s kanë bërë bombardime për të parë fortësinë e qendrave të zjarrit, rreth 8 viteve më parë”, tregoi zoti Meçe./M.K-dritare.net