Ish-shefi i Shtabit në Sazan: Në ’97-ën, dëmi që pësoi ushtria ishte 20 miliardë euro!
Dritare.net
Mustafa Beu ish-shef Shtabi në Sazan në Shqip nga Rudina Xhunga, tregoi se dëmin ekonomik që pësoi ushtria në vitin 1997, ishte 20 miliardë euro.
Humbja ishte pasi u dorëzuan repartet dhe municioni i ushtrisë mbeti pa kontroll.
“Të gjitha objektet ushtarake në ’97-ën u shkatërruan. Dëmi ekonomik në ushtri në vitin 1997 është 20 miliardë euro.
Fundi i ushtrisë ishte 23 dhjetor 1995. U bënë disa organika dhe shkurtimi i divizioneve. Degjenerimi ka ardhur gradualisht. Nëse shkurton divizionet, municioni ngel pa kontroll, tunelet mbetën pa rroje. Shumë njerëz të ndershëm u dorëzuan dhe ikën pas 23 dhjetorit. Militantët i futën në organikë, i mbajtën dhe ata dorëzuan repartet.
Nuk u zbatua as betimi ushtarak.
Unë vetë kam bërë disa herë betimin ushtarak, sa herë kanë ndryshuar pozicionin. Përmbajtja e betimit ushtarak me atë që ndodhi realisht, ka përplasje, bie në kundërshtim. Ushtari gjithë jetën e ka obligim të mbrojë municionin. Edhe në rast se largohet, duhet ta mbrojë oficeri, është mall shteti. Ka marrë rrogë gjithë jetën për këtë mbrojtje. Por u gjetën një kontingjent oficerësh, me cilësi të dobëta, dhe ndodhi ajo që ndodhi.
Dorëzuan 20 miliardë euro, dëm i madh ekonomik.
Po të ishte kështu, gjithë municionin e divizionit të Shijakut që kisha unë, laja gjithë firmat piramidale. I shisja me 1 dollarë, ka pasur 563 milionë fishekë. Po të dojë shteti i gjen të gjitha rrugët, kishte gjendje”, tha zoti Beu./M.K-dritare.net