Na ndiqni edhe në

Shqip

Qumështi i mbretëreshës është mrekulli biologjike, nga ndryshon nga ai i bletës punëtore!

Qumështi i mbretëreshës është mrekulli biologjike, nga

Në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, apiterapeuti dhe bletari me 55 vite eksperiencë, Bedri Statovci, shpjegoi një nga misteret më të mëdha të bletarisë: dallimin mes qumështit të bletës dhe qumështit të mbretëreshës.

“E njëjta larvë, dy jetë krejt të ndryshme”

Statovci tha se larva e bletës, në ditën zero, është identike, por jeta e saj ndryshon për shkak të ushqimit:

“E njëjta vezë, nëse ushqehet me qumësht mbretëreshe, jeton gjashtë vjet. Po ajo vezë, nëse ushqehet me ushqimin e bletës punëtore, jeton 30–35 ditë.”

Ky është, sipas tij, sekreti më i madh i bletës.



Çfarë është qumështi i bletës?

Është ushqimi i zakonshëm që bletët punëtore prodhojnë për larvat gjatë tre ditëve të para të jetës. Ka vlera ushqyese, por jo efekte transformuese.

Çfarë është qumështi i mbretëreshës?

Është substanca më e pasur që prodhon bleta, ushqimi i larvës që do të bëhet mbretëreshë.

Statovci theksoi:

“Qumështi i mbretëreshës është eliksiri i bletës. Ai rigjeneron, rrit imunitetin, ndikon në tru, në qelizë dhe në plakje.”

Dilema më e madhe: Si ta dimë nëse ajo që blejmë është qumështi i mbretëreshës?

Statovci u tregua i sinqertë:

“Nuk ka mënyrë ta dish. Shkon me besim. Vetëm pak njerëz në Shqipëri e prodhojnë seriozisht.”

Ai përmendi disa prodhues të ndershëm në Shqipëri, por vuri alarmin se tregu është plot falsifikime, sepse qumështi i mbretëreshës ka vlerë të lartë dhe jetë të shkurtër ruajtjeje.

Pse ka kaq vlerë?

Sepse:
• rrit imunitetin
• rigjeneron qelizat
• ndihmon trurin
• lufton plakjen
• përdoret në mjekësi alternative për probleme ku mjekësia konvencionale nuk ndërhyn dot

Statovci: “Është një botë e pa­hulumtuar”

Ai e mbylli me një thirrje për më shumë shkencë dhe kontroll:

“Qumështi i mbretëreshës është një farmaci e natyrës. Por tregu duhet pastruar, analizat duhet bërë, dhe shteti duhet të marrë përgjegjësi.”/dritare.net