Na ndiqni edhe në

Shqip

Shpjegimi i shqiptarëve për revistën Science. Flet albanologu!

Shpjegimi i shqiptarëve për revistën Science. Flet albanologu!

Shkencëtari rus Aleksandër Rusakov në Shqip nga Rudina Xhunga, Dritare TV u shpreh se polemikat që janë krijuar së fundmi nëse Gjuha Shqipe është më e lashta e njerëzimit ose jo, nuk kanë vend, pasi sipas tij, nuk ka teza që e vërtetojnë këtë.

Zoi Rusakov, sqaron se revista Science nuk shprehet se shqipja është gjuha më e vjetër, por që është pjesë e gjuhëve indoevropiane që kanë disa karakteristika të veçanta.

Albanologu vlerësoi Anila Omarin, si një nga gjuhëtaret më të njohura që ka studiuar saktë historinë e Gjuhës Shqipe.

“Unë i lexoj polemikat që dalin për lashtësinë e gjuhë shqipe. Njerëzit seriozë duhet të merren me punimet shkencore të tyre dhe jo të diskutojnë për këtë çështje sepse ne dimë që të gjitha gjuhët janë të së njëjtës lashtësi. Në këtë emision kam parë që për këtë polemikë ka folur edhe profesoresha, Anila Omari, një nga studiueset më të njohura të historisë së gjuhës shqipe.

Ne mund të flasim për lashtësinë e gjuhës së shkruar, gjuhë të vjetra, si greqishtja, ose gjuhë që kanë traditën shkrimin që nga shekulli 20 dhe nga kjo pikëpamje, shqipja nuk është një gjuhë shumë e lashtë si gjuhë e shkruar. Sepse tradita e së shkruarit shqip filloi nga Meshari i Gjon Buzukut. Në atë kohë shumë gjuhë të Evropës kanë fillimin e traditës shkrimore të vetë, si rumanishtja, italishtja, nuk është një gjë e rastit, pasi ka qenë koha e ndryshimeve kulturore, e formës fetare etj etjt. Nga kjo pikëpamje ne mund të flasim për gjuhët, por gjuha si e tillë nuk mund të jetë më e lashtë ose më pak e lashtë.

Asnjë gjuhëtar serioz nuk bën definicione të tilla, gjuhë e lashtë dhe gjuhë më pak e lashtë. Në këtë artikull të revistë Sience, nuk thuhet fare për lashtësinë e gjuhës shqipe. Sepse ai është artikull shkencor dhe bazohet në parime shkencore. Atje nuk thuhet se gjuha shqipe është e lashtë, por tregohet koha e divergjencës së gjuhëve indoevropiane, secila degë e kësaj familjeje filloi zhvillim e saj më herët ose më vonë, por kjo nuk është çështje e lashtësisë së gjuhës.

Ka shumë pseudogjuhëtarë kudo. Edhe në Rusi ndodh ashtu sikurse po ndodh së fundmi në Shqipëri. Njerëzit pa ndonjë përvojë profesionale merren me etimologjinë, thonë se kanë zbuluar monumente shkrimore të vjetra, por në që fakt ato nuk janë të vërteta dhe nuk ekzistojnë. Ne kemi shumë të tillë në Rusi, jo vetëm flasin por edhe botojnë libra. Janë të ngjashëm me turboetimologët në Shqipëri por në ndryshim nga këtu, ka shumë pak njerëz që i ndjekin dhe i besojnë. Kjo edhe për shkak se në Rusi është e pamundur të dalësh dhe të flasësh në TV për teza të pavërtetuara”, tha shkencëtari rus./M.K-dritare.net