Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spiunët rusë në Gramsh. Për fat të keq, lufta është e mundur. Flet shkencëtari rus që jeton në Tiranë

Spiunët rusë në Gramsh. Për fat të keq, lufta

Para pak muajsh në Uzinën e Gramshit u arrestuan tre turistë rusë, që në fakt sipas rrëfimeve të tyre rezultoi se ishin pajtuar nga shërbimet sekrete ruse. Shkencëtari rus Alexander Rusakov i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV foli për arrestimin e “turistëve rusë” dhe tha se gjithçka mund të ndodhë sot, madje edhe zgjerimi i terrenit të luftës nga Rusia. Ne, thotë Rusakov, nuk e kishim menduar as luftën me Ukrainën, por ajo po ndodh prej dy vitesh.

Rudina Xhunga: Mesa duket Putini është përpara duke menduar dhe i parashikuar gjërat qysh në fillim. Mua më bërë përshtypje kur u kapën tre turistë që po fotografonin në një uzinë armatimesh në Gramsh...
Alexander Rusakov: Po e kam lexuar këtë lajm.
Rudina Xhunga: Ne e morëm me shaka, sikur ishin turistë. Por tashmë është e qartë, sepse ata kanë folur dhe thanë që janë pajtuar nga shërbimet sekrete ruse për të shkuar në atë bazë ushtarake ku shqiptarëve as nuk u shkon mendja. Tani edhe në Shqipëri po riaktivizohen bazat ushtarake te të cilat para se të shkonim ne, vajtën ata.
Alexander Rusakov: Për fat të keq gjithçka është e mundur... Edhe lufta është e mundur. Ne nuk e kishim menduar luftën me Ukrainën. E shikonim të pamundur. Kur ajo luftë filloi ishte një katastrofë mendore për ne të gjithë. Nëse dikush do të thotë në vitet ’80-‘90 se do të kishte një luftë me Ukrainën, do ta mendonim se ai ishte i çmendur. Por kjo luftë u bë dhe kjo ndodhi. Lufta është e tmerrshme por fitorja e Putinit është edhe më katastrofike, sepse ai nuk do të ndalet me Ukrainën./K.C/dritare.net