Na ndiqni edhe në

Shqip

Sipërmarrësi Sokol Kraja: Shqipëria duhet të importojë njerëz!

Sipërmarrësi Sokol Kraja: Shqipëria duhet të importojë

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në Dritare TV, sipërmarrësi i njohur Sokol Kraja dha një nga deklaratat më të drejtpërdrejta mbi krizën e tregut të punës në vend, duke theksuar se Shqipëria duhet të importojë njerëz dhe të hapet ndaj rekrutimit të specialistëve të huaj.

Ne sot nuk kemi mjaftueshëm inxhinierë, kimistë, teknikë, mekatronistë, elektronistë. Nuk i kemi. Dhe kur nuk i ke, ose mbyll biznesin, ose i merr nga jashtë. Nuk ka zgjidhje tjetër,” u shpreh Kraja.

Sipas tij, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar po godet drejtpërdrejt prodhimin, eksportin dhe konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Ai theksoi se emigrimi masiv ka krijuar një boshllëk të madh profesional, që nuk mund të mbushet brenda natës vetëm me arsim vendas.

"Ne duhet të importojmë njerëz, t'i zëvendësojmë njerëzit. Siç bën Spanja. Duhet të krijojë politika që e bëjnë të lehtë rekrutimin e specialistëve të huaj, sepse përndryshe nuk mund të zhvillosh industri moderne. Do marrësh njerëz nga Afrika, nga Bangladeshi, nga India, nga Filipinet. Do pasurojnë vendin ai.", tha Kraja./K.C/dritare.net