
Beatrix Ramosaj tregon eksperiencën me Covid: Shtova peshë. Më ka futur në depresion!
E Martë 19 Tetor 2021, 21:09
Dritare.net
Këngëtarja Beatrix Ramosaj sapo ka kaluar kovidin. Për të shqetësimet në shëndet ishin të shumta, por edhe karantina ka ndikuar në shëndetin mendor.
Në një postim në rrjetet sociale këngëtarja tregoi se ka pasur vështirësi të ngjisë shkallët. Së fundmi, duke rrëfyer eksperiencën e saj me virusin, tha se gjendja e saj psikologjike u rëndua mjaft.
“Kovidi më ka futur në depresion, sepse shtova shumë peshë. Sot fillova palestrën përsëri dhe kuptoj se do të jetë një rrugë e gjatë derisa të ndjehem sërish mirë, por shëndeti i pari, hap pas hapi,” rrëfeu këngëtarja./L.F-dritare.net

















