
Dashuria është në ajër/ Donaldi puth Borën, ajo i jep një premtim!
Dritare.net
Mbrëmja e së premtes në "Big Brother VIP", ka qenë e mbushur me emocione dhe surpriza. Moderatorja Bora Zemani ka hyrë në shtëpinë e famshme, ndërsa ka folur me Donaldin dhe Semin. Kësaj të fundit Bora i tha se e di që mes saj dhe Donaldit nuk ka më tepër se miqësi.
Por emocionet më të mëdha duket se ishin ruajtur për takimin e Borës dhe Donaldit. Ky i fundit i shkoi Borës para me një lule në dorë.
Bora:Të kam ndjekur gjatë gjithë kohës dhe dua të të them diçka. Një nga gjërat që unë kam dashur më shumë te ty ka qenë humori, ka qenë energjia pozitive që ke gjithmonë në grup dhe këtë nuk duhet ta humbasësh asnjëherë. Mua më është bërë endrra realitet më kupton? (Qesh). Të të shoh 24 orë çfarë po bën, çfarë po flet, kurse ti je në kushtet më të këqija të mundshme që nuk merr vesh dot asgjë për mua.
Donaldi: Erdhe këtu për Semin jo për mua?
Bora:Po,sepse Semi kishte shumë nevojë, ti je një njeri që kudo të të hedhësh do ia dalësh.
Donaldi gjatë gjithë kohës e shihte në sy e më pas e puthi. Bora tha se këtë gjë se kishin bërë në publik as kur ishin çift. Më pas Donaldi e pyeti se a do dhe ajo u vu në siklet, ndërsa ai i tha se e do. Në fund ajo i tha se do ta presë. Epo, dashuria gjithmonë triumfon./M.M-dritare.net

















