
Princ Leka II është martuar me Blerta Celibashi në një ceremoni private dhe solemne. Lajmi është bërë i ditur nga Oborri Mbretëror Shqiptar përmes një komunikate zyrtare.

Ceremonia u zhvillua në një ambient intim, duke ruajtur karakterin privat të kësaj ngjarjeje të rëndësishme për familjen mbretërore. Fotografia zyrtare e çiftit është realizuar në Apponyi Castle, një vend historik i lidhur me familjen e Mbretëreshës Geraldinë, në nder të trashëgimisë së saj dhe origjinës hungareze./K.C/dritare.net
