
Zyrtare! Ja kur do të luajë Shqipëria me Çekinë dhe Ukrainën!
Dritare.net

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45). Që të dyja këto përballje do të luhen në stadiumin kuqezi “Air Albania” dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet në ebileta.al .
Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Çeki
Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Ukrainë
Biletat do të shiten vetëm online dhe sipas procedurës:
Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail).
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë./dritare.net

















