Na ndiqni edhe në

Stil Jete

Lira Gjika: Përqendrimi kur kombinohet me inteligjencën, çon njeriun në nivele të shkencës!

Lira Gjika: Përqendrimi kur kombinohet me inteligjencën, çon

Nga Lira Gjika:

Përqendrimi është veprim i psihës tonë për të grumbulluar “forcat” për të realizuar një detyrë apo qëllim. Kjo dukuri e fuqishme e trurit që i përmbledh të gjitha aftësitë tona për tu realizuar, për të përdorur potencialet tona por edhe për të krijuar e shumuar aftësi për të tejkaluar e suportuar vështirësi dhe për tu bërë një person që ka një fjalë të tijën, fillon e tiret që në fëmijëri.

Përqendrimi duke u kombinuar me inteligjencën bën të mundur që njeriu të arrijë në këto nivele të shkencës. Prandaj prindër është në dorën tuaj që këtë forcë të psihës dhe trurit tonë të mos pengohet nga padurimi apo nervozizmi tuaj por përkundrazi me pak kujdes ajo fuqizohet dhe ndihmon fëmijën që të rritet, por jo vetëm fizikisht. Përqendrimi është i lidhur direkt me edukimin dhe njohjen e vetes. Disa shembuj të rritjes së përqendrimit: Fëmijët e fillojnë rritjen e tyre nëpërmjet lojës. Në lojë ata fuqizojnë përqendrimin, komunikimin dhe të folurën. Kur shihni një vizatim të fëmijës përpiquni ta nxisni ta plotësojë edhe me detaje të tjera dhe mos i grisni e mos i hidhni në plehra. Respektojeni rregullin e tavolinës, nxiteni fëmijën të ushqehet me pirun në ushqime që konsumohen me pirun.

Përfshijeni fëmijën në sporte, sidomos në sporte ku përqendrimi sy – dorë- këmbë luan rol kryesor./dritare.net