Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A është e sigurt të udhëtosh tani? Mendojeni dy herë për këto vende!

A është e sigurt të udhëtosh tani? Mendojeni dy herë

Teksa afrohen festat e 7 dhe 8 Marsit, shumë qytetarë shqiptarë kanë përfituar nga ofertat turistike dhe kanë prerë bileta për udhëtime jashtë vendit. Por përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, me përfshirjen e Amerikës, Iranit dhe Izraelit, ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e udhëtimeve në këtë periudhë.

A është e sigurt të udhëtohet tani?

Rreziku nuk është i njëjtë për të gjitha destinacionet. As siguria!!! Konflikti aktual është i përqendruar kryesisht në Lindjen e Mesme, ndërsa shumica e destinacioneve europiane vijojnë normalisht për sa i përket sigurisë.

Megjithatë, situata mbetet dinamike dhe zhvillimet mund të ndryshojnë shpejt, veçanërisht për vendet pranë zonave të konfliktit ose ato me prani të shtuar ushtarake.

Duke iu referuar një prej faqeve më të mëdha të udhëtimeve në vend, Emas Light, rekomandimi është i qartë:

“Më mirë i sigurt se sa i penduar.”

Në këtë periudhë nuk do të ishte e këshillueshme të rrezikohej me udhëtime drejt vendeve të Lindjes së Mesme, duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e situatës.

Megjithatë, ky qëndrim i referohet specifikisht destinacioneve në rajonin e konfliktit dhe jo udhëtimeve brenda Europës apo në vende të tjera të konsideruara të sigurta.

A është e sigurt të udhëtosh tani? Mendojeni dy herë

Çfarë duhet të kenë parasysh udhëtarët?

Kontrolloni njoftimet zyrtare të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për paralajmërime udhëtimi.

Verifikoni statusin e fluturimeve, pasi disa hapësira ajrore në Lindjen e Mesme janë mbyllur ose kanë devijime.

Siguracioni i udhëtimit është thelbësor, sidomos për mbulim në raste anulimesh apo emergjencash.

Shmangni destinacionet pranë zonave të konfliktit, nëse nuk ka garanci të qarta sigurie.

Po për Europën?

Deri tani, destinacionet tradicionale për 7–8 Mars në Europë nuk janë prekur drejtpërdrejt nga konflikti. Megjithatë, udhëtarët duhet të presin kontrolle më të shtuara sigurie në aeroporte dhe të ndjekin informacionet zyrtare për çdo ndryshim të mundshëm.

Në kohë tensioni ndërkombëtar, këshilla mbetet e njëjtë: informim i vazhdueshëm, kujdes dhe zgjedhje e destinacioneve me risk minimal.

Në fund, siç theksojnë edhe ekspertët e turizmit, pushimet janë për t’u shijuar — por siguria duhet të vijë gjithmonë e para./L.F-dritare.net