Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Fotoreporteri britanik: Rëndësia e jashtëzakonshme e Mesaplikut!

Fotoreporteri britanik: Rëndësia e jashtëzakonshme e Mesaplikut!

Dritare TV po transmeton dokumentarin e fotografit dhe udhëtarit britanik Robert Hackman, i cili e nis nga Vlora dhe na tregon Labërinë, duke kaluar çdo rrugë që të çon në destinacion.

Hackman ndalon në luginën e Shushicës, shumë pranë Kurveleshit, për të treguar fshatin e fshehur mes maleve, Mesaplik.

Për fotoreporterin, ky fshat ka histori të madhe, atë të Zenel Gjolekës, i cili ia doli të mbledhë shqiptarët pavarësisht dallimeve fetare.

Fotoreporteri britanik: Rëndësia e jashtëzakonshme e Mesaplikut!

“Kam ndaluar këtu buzë rrugës në rrugën deri në luginën e Shushicës dhe pas meje në ato kodra poshtë Kurveleshit aty ku është avioni në majë të maleve, është një fshat shumë i rëndësishëm i quajtur Mesaplik. Shqiptarët u shtypën nga osmanët dhe u përballen me reforma që centralizuan pushtetin dhe ndryshuan taksat e tyre si dhe ndryshuan metodat e rekrutimit dhe në qershor 1947, një vendas i quajtur Zenel Gjoleka, vendos si udhëheqës në një mbledhje atje në Mesaplik. Ai u kërkoi shqiptarëve të bashkohen pavarësisht nga dallimet e tyre fetare dhe ajo që më duket magjepsëse në këtë thirrje dhe në këtë zgjim të hershëm të nacionalizmit në Shqipëri për të krijuar shtetin e tyre, ishte se kjo thirrje i paraprin një poet i njohur shqiptar Pashko Vasa.

Ai shkroi një poezi shumë të rëndësishme me titull:

Ah moj Shqypni, e mjera Shqypni!Dhe u shkrua në fund të vitit 1800. Në këtë poezi mesazhi ishte për bashkimin e shqiptarëve në një etni të përbashkët, siç ishte bashkimi këtu në Mesaplik, 40 vjet përpara se të shkruhej poema e Pashko Vasës.
Pra ky është fshati më i rëndësishëm që bashkoi shqiptarët për pavarësinë e Shqipërisë”, tregon Hackman në dokumentarin e radhës, në bashkëpunim me DritareTv./M.K-dritare.net