
Artroza e gjurit, si ndihmojnë noti dhe ecja në lehtësimin e dhimbjes!
Dritare.net
Artroza e gjurit është një nga patologjitë më të zakonshme të aparatit muskul-skeletor, që prek miliona njerëz në mbarë botën, sidomos pas moshës së mesme. Megjithëse shpesh lidhet me plakjen, mënyra e jetesës luan një rol thelbësor si në shfaqjen ashtu edhe në menaxhimin e saj. Sipas ekspertëve të ortopedisë, aktiviteti fizik i moderuar, si ecja, noti apo biçikleta është një aleat i rëndësishëm për ruajtjen e lëvizshmërisë, forcimin e muskujve dhe reduktimin e dhimbjes.
Ky artikull shpjegon pse lëvizja nuk duhet shmangur, cilat ushtrime janë më të dobishme dhe si të gjendet balanca e duhur për të mbajtur gjurin aktiv pa e mbingarkuar.
Çfarë rekomandojnë mjekët:
Ushtrimet aerobike me impakt të ulët si noti, ecje e shpejtë, biçikletë, ndihmojnë për të përmirësuar funksionin e artikulacionit dhe për të ulur dhimbjen.
Aktivitetet ndihmojnë jo vetëm lëvizshmërinë, por edhe ndihmojnë në mobilizimin/shtimin e rrjedhës së lëngut sinovial (i cili “ushqen” kërcinën) dhe në forcimin e muskujve rreth gjurit.
Çfarë duhet të keni parasysh
Nuk rekomandohen aktivitetet me impakt të lartë për artikulacionin e gjurit (p.sh. vrapi në sipërfaqe të forta) për personat me artrozë të avancuar.
Edhe pse ushtrimet ndihmojnë, ato nuk zëvendësojnë gjithmonë ndërhyrje të tjera (si fizioterapi intensive, mjekim apo në disa raste kirurgji), varet nga serioziteti i rastit.
Është thelbësore rekomandimi nga një mjek ortoped ose fizioterapist për të përcaktuar programin optimal të ushtrimeve.
Si mund të veproni praktikisht:
Zgjidhni aktivitete me impakt të ulët: not, ecje në distanca të përshtatshme, biçikletë, aquagym.
Filloni ngadalë, rrisni gradualisht kohën dhe/ose intensitetin nëse nuk ka dhimbje të rëndë.
Përforconi muskujt që mbështesin gjurin (p.sh. muskujt e kofshës dhe gluteus) dhe bëni ushtrime për fleksibilitetin e artikulacionit.
Shmangni supërkargo të papranueshme për gjurin, dhe vishni këpucë të mira që amortizojnë mirë.
Ndiqni rregullisht, sepse përfitimet vijnë me vazhdimësi./dritare.net

















