Na ndiqni edhe në

Bota

Donald Trump: Ne bëmë një marrëveshje me Hamasin, nëse nuk sillen mirë, ne do t'i eliminojmë

Donald Trump: Ne bëmë një marrëveshje me Hamasin, nëse

Hamasi duhet t'i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, përndryshe do të përballet me pasoja të rënda, ka deklaruar presidenti Donald Trump. Nga Shtëpia e Bardhë, ku priti kryeministrin australian Tony Albanese, Trump sqaroi se pse Hamasi duhet ta pranojë dhe zbatojë marrëveshjen.

"Ne bëmë një marrëveshje me Hamasin, ata do të sillen mirë, do të jenë të sjellshëm. Nëse nuk e bëjnë, ne do t'i eliminojmë. Ata do të eliminohen dhe ata e dinë këtë."

Ai tha gjithashtu se Hamasi është një grup i dhunshëm, siç edhe është vënë re gjatë 100 viteve të fundit.

“Ata bënë gjëra që nuk duhet t’i kishin bërë dhe nëse vazhdojnë t’i bëjnë, ne do të ndërhyjmë dhe do t’i korrigjojmë. Kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe në një mënyrë mjaft të dhunshme”, shtoi ai./dritare.net