Do përdorin asetet e ngrira ruse për t’i dhënë hua Ukrainës. Rusia i kundërpërgjigjet Evropës
Dritare.net

Rusia po ndërmerr veprime ligjore pasi aleatët evropianë të Ukrainës po përpiqen të përdorin asetet ruse të ngrira për të ndihmuar Kievin financiarisht dhe ushtarakisht. Banka Qendrore e Rusisë ka paditur bankën belge Euroclear në një gjykatë në Moskë, ndërsa zyrtarët rusë e quajnë këtë veprim të BE-së “vjedhje”.
Ukraina po mbetet pa fonde pas gati katër vitesh lufte, dhe BE-ja synon të mbulojë një mungesë prej rreth 135.7 miliardë eurosh duke përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse,185 miliardë euro prej tyre janë të bllokuara në Euroclear. BE-ja dhe Ukraina thonë se këto para duhet të shërbejnë për rindërtimin e dëmeve të shkaktuara nga Rusia.
Zelensky thotë se është “e drejtë” të përdoren asetet e ngrira, ndërsa kancelari gjerman Merz argumenton se kjo do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga sulmet e ardhshme ruse. Ndërkohë, Komisioni Evropian thotë se institucionet financiare të BE-së janë të mbrojtura nga paditë ruse.
Por ka shqetësime edhe brenda BE-së: Belgjika druhet se mund të përballet me pasoja të mëdha financiare dhe vetë drejtuesja e Euroclear paralajmëron për rrezik destabilizimi të sistemit financiar global. Kryeministri belg de Wever ka vendosur kushte të rrepta për të miratuar planin dhe nuk përjashton masa ligjore nëse vendi i tij rrezikohet./K.C/dritare.net