Fjalimi i Conte për ditën e parë të shkollës: Fëmijë, mësoni të bëni pjesën tuaj!
Dritare.net
Të hënën nis shkolla për mbi 8 milionë në Itali. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dërguar një mesazh për fëmijët, prindërit, mësuesit, drejtorët e shkollave dhe stafin mësimor për fillimin e vitit të ri shkollor.
"Ju përshëndes të gjithëve, fëmijë, mësues, drejtorë, staf i shkollës! Do të jetë një moment emocionesh intensive, kështu ishte për mua çdo ditë e parë e shkollës. Është një emocion që do ta përjetoj edhe si kryetar i një qeverie që muajt e fundit ka punuar për kthimin e sigurt në klasë, por edhe si baba i një djali i cili gjithashtu është gati të kthehet në shkollë. Shkolla është zemra e vendit tonë. Është një vend i çmuar, mirëpret fëmijët, i stimulon ata, i shoqëron në proceset e rritjes personale dhe kulturore. Të gjitha projektet për një të ardhme më të mirë janë të përqendruara në shkollë. Ky kthim në klasë është me të vërtetë i rëndësishëm. Do të ketë vështirësi, shqetësime, sidomos në fillim. Ju do të duhet të bëni pjesën tuaj, të respektoni rregullat e kujdesit që do të na lejojnë të mbrojmë shëndetin tuaj dhe të njerëzve që doni.
Mësues, ju keni bërë një përpjekje të jashtëzakonshme kur ishim në karantinë, duke e dhënë mësimin në distancë. Ne ju jemi mirënjohës. Falënderoj familjet, nënat dhe baballarët që kanë bërë kaq shumë sakrifica. Falënderoj edhe drejtuesit e shkollave. Në këta muaj vere nuk keni ndalur për asnjë moment, keni bërë çmos për t'u bërë gati për rihapjen dhe të mirëpritni fëmijët tanë me dinjitet. Ne do të jemi me ju, do të jemi pranë jush dhe do të vazhdojmë të jemi kështu gjatë ditëve dhe muajve të ardhshëm.", tha Conte./K.C/dritare.net