
Kryeopozitari rus Navalny fajëson Vladimir Putin për helmimin
E Enjte 1 Tetor 2020, 15:03
Dritare.net
Kryeopozitari rus, Alexei Navalny pas daljes nga spitali ka akuzuar presidentin, Vladimir Putin si përgjegjës për helmimin e tij.
"Unë pohoj se Putini qëndron pas këtij akti, nuk ka ndonjë shpjegim tjetër.”- i tha ai gazetës gjermane Der Spiegel.
Gjermania, ku Navalny po kurohet, thotë se ai u helmua nga një agjent nervor Novichok. Prania e këtij agjenti u konfirmua nga laboratorët në Francë dhe Suedi.
Megjithatë, Kremlini mohon çdo përfshirje. Ndërsa i përgjigjej intervistës, zëdhënësi i Putinit tha se nuk kishte prova që Navalny ishte helmuar me një agjent nervor dhe se, agjentët e CIA po punonin me udhëheqësin e opozitës./K.C/dritare.net

















