Na ndiqni edhe në

Sport

Shqipëria eliminohet nga Polonia, shuhet ëndrra për Botërorin

Shqipëria eliminohet nga Polonia, shuhet ëndrra për

Shqipëria është eliminuar nga faza play-off e Kupës së Botës 2026, pasi u mposht nga Polonia në sfidën e zhvilluar në Varshavë me rezultatin 2-1. Kuqezinjtë nuk arritën të përmbysin rezultatin, duke i dhënë fund rrugëtimit në këtë kompeticion.


Ndeshja nisi me ritëm të lartë, një gol nga Hoxha në minutën e 42, por vendasit ushtruan presion, barazuan dhe kaluan në avantazh në pjesën e dytë. Shqipëria reagoi dhe tentoi të rikthehej në lojë, por pavarësisht përpjekjeve, nuk ia doli të ndryshojë fatin e sfidës.

Me këtë humbje, Shqipëria përshëndet përfundimisht garën për një vend në Kupën e Botës 2026, ndërsa Polonia siguron kualifikimin në finalen e play-off-it, ku do të vazhdojë betejën për një biletë në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada./K.C/dritare.net