Kush është autori i arrestuar për atentatin ndaj Donald Trump!
Dritare.net
Ish-presidenti Donald Trump dyshohet se ka qenë sërish shënjestër e një atentati në fushën e tij të golfit, kanë konfirmuar autoritetet amerikane.
Autoritetet kanë arrestuar si te dyshuar për ngjarjen, Ryan Wesley Routh, i cili në rrjetet sociale u bënte thirrje luftëtarëve të huaj të shkonin në Ukrainë për të luftuar kundër forcave ruse.
Routh, i cili nuk kishte përvojë ushtarake, i tha New York Times në vitin 2023 se kishte udhëtuar në Ukrainë menjëherë pas pushtimit të Rusisë në vitin 2022 për të gjetur ushtarë afganë që kishin ikur nga talebanët.
"Ushtarë, ju lutem mos më telefononi. Ne jemi ende duke u përpjekur që Ukraina të pranojë ushtarë afganë dhe shpresojmë të kemi disa përgjigje në muajt e ardhshëm... ju lutem keni durim," shkroi ai në Facebook në korrik.
Raportet e hershme sugjerojnë se Routh kishte një precedent penal dhe u dënua për vepra të shumta penale./M.K-dritare.net