Na ndiqni edhe në

Bota

Navalny u helmua në hotel, jo në aeroport/ Ja çfarë zbuloi ekipi i politikanit rus!

Navalny u helmua në hotel, jo në aeroport/ Ja çfarë zbuloi

Burimi: BBC

Ekipi i politikanit rus, Alexei Navalny ka thënë sot se, gjurmë të agjentit nervor që dyshohet se është përdorur për të helmuar liderin e opozitës janë gjetur në një bidon uji që ishte në hotelin ku ai qëndroi para se të sëmurej.

Gjermania thotë se ai u helmua me një agjent nervor Novichok. Më parë u raportua se Navalny u helmua në aeroport, ndërsa tani kanë hedhur dyshime te hoteli.

"Tani e kuptojmë. Është bërë para se ai të largohej nga dhoma për të shkuar në aeroport."- thotë një postim në llogarinë e tij në Instagram.
Navalny, figura më e lartë e opozitës në Rusi dhe kritiku kryesor i presidentit, Vladimir Putin, aktualisht po merr trajtim në Berlin. Ekipi i tij pretendon se ai u helmua me urdhër të Putinit, informon dritare.net.
Kremlini mohon çdo përfshirje në këtë rast dhe thotë se nuk ka prova se është përdorur agjent nervor.

Navalny u helmua në hotel, jo në aeroport/ Ja çfarë zbuloi
Një video e postuar në Instagramin e kryeopozitarit rus tregon anëtarët e ekipit të tij në një dhomë hoteli në qytetin siberian Tomsk, pasi doli lajmi për helmimin e tij. Në përshkrim thuhej se ata ndodheshin në hotel për të mbledhur prova të mundshme, për t’ia dërguar më pas mjekëve që po kujdesen për Navalny ne Gjermani, sepse nuk kishin besim tek autoritetet ruse.

Navalny u helmua në hotel, jo në aeroport/ Ja çfarë zbuloi
Në video shihen disa bidonë uji bosh. Ata janë mes disa sendeve të grumbulluara nga ekipi i ekspertizës. Ndërkohë autoritetet gjermane nuk kanë dhënë asnjë koment për zbulimin e fundit./K.C/dritare.net