Na ndiqni edhe në

Bota

Orban dhe Vuçiç takohen në Beograd, pas 3 orësh bisedime luajnë bilardo!

Orban dhe Vuçiç takohen në Beograd, pas 3 orësh bisedime

Fotot e radhës që po bëjnë xhiron e mediave lidhen me kryeministrin hungarez, Viktor Orban dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd. Sipas mediave serbe ata kanë bërë një takim dhe bisedë kokë më kokë dhe në fund kanë luajtur një lojë bilardoje.

Takimi ka zgjatur për tre orë, por detajet mbi temat e diskutuara kanë qenë të pakta. Ishte Vuçiç që ka postuar disa foto të lojës në profilin e tij në Instagram, por nuk ka bërë të ditur se cili ishte fituesi ndeshjes./M.T/dritare.net