Edi Rama: Çfarë më tha Meloni kur i tregova për historinë e shqiptarëve që shpëtuan italianët
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama tregoi bisedën me kryeministren italiane Giorgia Meloni, për historinë e shqiptarëve që shpëtuan italianet, që mori shkas nga dokumentari i cili po realizohet nga Dritare TV nën autorësinë e gazetares Rudina Xhunga.
“Kur ia thashë kryeministres italiane se dikush po bën një film lidhur me këtë histori, ajo u prek realisht. Italianët nuk e dine këtë histori, pasi është e shkruar pak dhe aq me pak eshte folur e shtjelluar për publikun e gjerë dhe aq më tepër të përsëritet aq sa të gjithë ta dinë. Mbase për faktin që ata ishin ushtarë të regjimit fashist, mbase sepse ata ishin ushtarë të një fuqie pushtuese, por e vërteta është që ky nuk është një fakt historik i njohur mjaftueshëm për të zënë vend në memorien kolektive ”, tha Rama gjatë intervistës për gazetaren Rudina Xhunga.
Gjatë një konference për shtyp në Romë, gazetarja Rudina Xhunga e pyeti kryeministren italiane Meloni nëse ka ardhur koha që ky akt humanizmi të kujtohet dhe vlerësohet.
Meloni e vlerësoi këtë episod si një dëshmi të jashtëzakonshme miqësie mes dy popujve."Italia do të japë kontributin e saj për ta bërë të njohur këtë akt solidariteti dhe sakrifice njerëzore.”-iu përgjigj kryeministrja Meloni, gazetares Rudina Xhunga./L.F-dritare.net