Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama, viziton Katarin, pritet nga Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani

Edi Rama, viziton Katarin, pritet nga Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e tij në Doha, Katar, ku u prit në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Gjatë takimit, Rama dhe Al Thani mësohet se diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka bërë me dije se kanë diskutuar edhe mbi projektet me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

“Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, shkruan Rama./dritare.net