“Mos të marrë më punë në Shqipëri”, komunikimet Balluku–Berberi për firmën e lidhur me Gështenjën
Dritare.net

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për rastin e Belinda Ballukut janë zbardhur komunikime mes saj dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat hedhin dritë mbi mënyrën se si, sipas hetimeve, janë trajtuar disa kompani në proceset e tenderimit.
Sipas dosjes hetimore, në datën 28 tetor 2021, përmes aplikacioneve WhatsApp dhe Signal, ministrja e asaj kohe ka komunikuar me Evis Berberin lidhur me kompaninë e konsulencës “Civil Cons”.
Në mesazhet e paraqitura në dosje thuhet se Balluku i ka sinjalizuar Berberit se kjo kompani, sipas saj, ishte e lidhur me deputetin e Partisë Demokratike Lefter Gështenja, ndërsa më pas i ka kërkuar që firma të mos përfitonte më punë në territorin e Shqipërisë.
Pjesë nga dosja
Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin "ËhatsApp", shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin "Civil Cons". Në orën 12:44, Evis Berberi: "?". Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin "Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо". Në orën 12:45, Evis Berberi: "Po jane te Porto romano". Në orën 12:45, Belinda Balluku: "Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD". Në orën 12:46, Evis Berberi: "Ok". Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin "Signal Private Messenger", shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin "Urgjente apo ne te ardhmen?". Në orën 12:50, Belinda Balluku: "Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise". Në orën 12:50, Evis Berberi: "Eshte e lehte".
Administratori i kompanisë në fjalë rezulton Korab Aliko, ndërsa ortak Rezart Haxhiu. Ortakët themelues të kësaj kompanie, me objekt të veprimtarisë studim dhe projektim të ndërtimeve të ndryshme, janë Korab Aliko dhe Lefter Gështenja me 50% të kapitalit secili. Por, në vitin 2019 Gështenja është larguar nga drejtimi i kompanisë duke i dhuruar aksionet./L.F-dritare.net