Na ndiqni edhe në

Bota

Trump: “Bordi i Paqes” mund të zëvendësojë OKB-në

Trump: “Bordi i Paqes” mund të zëvendësojë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se “Bordi i Paqes”, një strukturë e re e krijuar nga administrata e tij, mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara, të cilat ai i kritikoi si joefektive në përfundimin e konflikteve globale.


Duke folur gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se OKB-ja nuk ka arritur të përmbushë potencialin e saj.

“Kombet e Bashkuara thjesht nuk kanë qenë shumë të dobishme. Unë jam një mbështetës i madh i potencialit të tyre, por ata kurrë nuk e kanë realizuar atë,” u shpreh Trump. “OKB-ja duhet t’i kishte zgjidhur të gjitha luftërat që unë kam zgjidhur. Nuk shkova kurrë tek ata, as nuk më shkoi ndërmend të shkoja.”

Bordi i Paqes u krijua si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Trump për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Këtë javë, presidenti amerikan u ka dërguar ftesa disa liderëve botërorë për t’u bërë pjesë e këtij paneli, përfshirë edhe presidentin rus Vladimir Putin.

Reagimet ndërkombëtare kanë qenë të përziera. Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk do ta pranojë ftesën, duke shprehur shqetësime mbi kompetencat dhe rolin e Bordit të Paqes.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë hedhur poshtë idenë se kjo strukturë e re mund të zëvendësojë OKB-në. Të martën, shefi i ndihmës humanitare të OKB-së, Tom Fletcher, deklaroi për CNN se organizata do të vazhdojë të ekzistojë.

“Ne jemi të qartë, ashtu si edhe kolegët e mi, se Kombet e Bashkuara nuk po shkojnë askund,” tha ai./K.C/dritare.net