
Trump-i e mbylli sërish luftën… mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit?!
Dritare.net
Presidenti amerikan Donald Trump përsëri ka ngatërruar vendet në deklaratat e tij publike. Gjatë një konference për shtyp me Kryeministrin britanik, ai pretendoi se kishte përfunduar një luftë mes Shqipërisë dhe… Azerbajxhanit, një gabim i qartë pasi lufta e vërtetë që ai ka ndihmuar të qetësohet është ajo mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh.
Kjo është hera e tretë në javët e fundit që Trump ngatërron Shqipërinë në deklaratat e tij diplomatike, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe media ndërkombëtare.
Gjatë verës, Trump kishte ftuar liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit në Shtëpinë e Bardhë, ku ata u fotografuan dhe nënshkruan një marrëveshje për paqe. Por për presidentin, më e rëndësishmja mbetet të theksojë se “ka përfunduar luftën”, pavarësisht konfuzionit mbi vendet e përfshira.
Sky News thekson se për Trump rëndësi ka kryesisht fakti që e konsideron veten si zgjidhësin e konflikteve, edhe nëse detajet geografike nuk i përputhen realitetit./K.C/dritare.net

















