Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si Rama e futi opozitën në kurth! Xhani: Më vjen keq për qytetarët që donin të dëgjonin programin!

Si Rama e futi opozitën në kurth! Xhani: Më vjen keq për

Në një intervistë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, kryeredaktori i Euronews Albania, Qamil Xhani, komentoi zhvillimet e sotme në Kuvend dhe sjelljen e dy palëve politike mazhorancës dhe opozitës.

Xhani shprehu habinë për mënyrën se si u mbyll seanca, duke theksuar se nuk pritej që prezantimi i programit të qeverisë, i ministrave dhe i deputetëve të rinj të përfundonte kaq shpejt vetëm pas 25 minutash.

“Një situatë e tillë është e pakuptimtë për qytetarët, të cilët presin të dëgjojnë përmbajtjen e programit, jo të shohin atë që ndodhi sot në Kuvend. Nuk e prisnim që të mbyllej aq shpejt,” u shpreh Xhani.

Ai shtoi se në këtë rast, për sherrin që shpërtheu sot në Parlament përgjegjësinë nuk e ka e ka Edi Rama por Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili sipas tij duhej të kishte mbajtur një qëndrim më të fortë dhe të ishte më i përgatitur për situatën.

Edhe pse seanca ishte thirrur për të dëgjuar programin e qeverisë dhe për të njohur zyrtarisht përbërjen e re të kabinetit, Xhani vlerësoi se të dyja palët politike duket sikur donin të tregonin se mund të qeverisin edhe pa një Parlament funksional.

Sipas tij, ky zhvillim është tregues i një strategjie më të gjerë politike:

“Edi Rama ka arritur ta fusë opozitën në kurthin e tij,” tha Xhani, duke shtuar me ironi se tani opozita po merret me Diellën me një ministre që nuk është as njeri./E.P-dritare.net