Na ndiqni edhe në

Editorial

Dritare TV, një rrugëtim mes historish

Dritare TV, një rrugëtim mes historish

Editorial Dritare TV

"Çfarë e konkurron Dritare TV?” pyeti gazetarja Kristi Gongo drejtuesen e Dritare Televizion, Rudina Xhunga, gjatë një bisede në Festivalin e Gazetarisë.

Dritare TV, një rrugëtim mes historish

Përgjigja nuk lidhet me emra të tjerë, as me gara shifrash.

Dritare TV nuk lindi si një alternativë mes shumë të tjerash. Lindi në një kohë kur kjo hapësirë nuk ekzistonte. Si Web-TV i parë në Shqipëri, në një platformë si YouTube, ne nuk ndoqëm një model por e krijuam një të tillë.

“Jeta ime” hapi një dritare që nuk kishte ekzistuar më parë. Njerëz të panjohur, nga Shqipëria dhe diaspora, morën zë dhe figurë për të rrëfyer jetën e tyre emigrimin, peshën e mallit, por edhe plagët që i ndoqën për vite me radhë.

Dritare TV, një rrugëtim mes historish

Dritare TV, një rrugëtim mes historish

“Eksodi i fuçive” solli një nga kapitujt më të fortë të këtij rrëfimi. Emisioni i parë u trasmetua një javë pas regjistrimit. Pritëm, sepse pyetja që na ndiqte ishte: a është e mundur që kjo histori të jetë e vërtetë?

Dritare TV, një rrugëtim mes historish

Dhe kur u publikua, ndodhi ajo që nuk e kishim parashikuar plotësisht.

Mesazhet erdhën njëra pas tjetrës:
“Edhe unë kam ikur me fuçi.”
“Edhe unë.”
“Dua të tregoj.”

Ky ishte vetëm fillimi.

Në këto cikle erdhën dëshmi të jashtëzakonshme të atyre që ikën me gomone. Të atyre që panë detin të bëhej varri i kushedi sesa trupave. Rrëfime për netë të gjata tmerri, për njerëz që ranë në det që nuk u gjetën kurrë, për familje që u ndanë përgjithmonë mes dallgëve. Hesape që, siç thonë vetë dëshmitarët, mbetën në det.

Për herë të parë, në një rrëfim ekskluziv, foli edhe kapiteni i anijes Vlora, duke sjellë një perspektivë që për vite kishte munguar në kujtesën publike.

Një tjetër playlist, ajo e vitit 1997, solli dëshmi të drejtpërdrejta për një nga periudhat më të errëta të Shqipërisë. Plumba, frikë, rrëfim i një realiteti që shumë e kanë jetuar, por pak e kanë treguar. Njerëz që folën për herë të parë.

Më pas erdhi një tjetër kapitull:

“Unë po iki nga Shqipëria sepse…”

Dritare TV, një rrugëtim mes historish

Një cikël që nuk flet më për historinë, por për të tashmen. Për arsyet pse shqiptarët vazhdojnë të largohen, për zgjedhje të vështira, për ëndrra të shtyra diku tjetër.
Dhe natyrshëm lind pyetja tjetër:

Po kthimi?

“Unë po kthehem në Shqipëri sepse…” është kapitulli që pret të shkruhet, si vazhdim i së njëjtës histori, jo si kundërpeshë e saj.

Prandaj, ndoshta pyetja nuk është se kush e konkurron Dritare TV. Sepse Dritare nuk është ndërtuar duke ndjekur të tjerët. Është ndërtuar duke dëgjuar. Dhe në këtë rrugëtim, konkurrenca e vetme ka qenë të mos humbasë arsyen pse nisi: t’u japë zë atyre që nuk e kishin.

Subscribe Dritare TV KËTU