Avokati Kara: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun do të shërbejë si shembull
Dritare.net

Avokati Romeo Kara në Intervistën e Ditës, Dritare TV foli për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, pas vendimit të gjykatës. Avokati sqaroi se masa ndaluese për ushtrimin e detyrës nga ana e SPAK ishte e nxituar, por vendimi u mor për të ruajtur etikën e hetimit.
Biseda në studio:
Si e komentoni çështjen e Belinda Ballukut dhe vendimin që ka marrë GJKKO-ja?
Unë mendoj që është një vendim precedent, i cili, në gjykimin tim, duhej të ishte marrë në të njëjtën ditë me vendimin përfundimtar, pasi, për të respektuar proporcionalitetin pa dyshuar se çfarë vendimi duhej marrë, duhej parë nga ana profesionale ndikimi në kompetencat ekzekutive, qoftë parlamentare, qoftë presidenciale, dhe të gjykohej vetë çështja sipas procedurës penale. Pra, kjo masë ndaluese, kemi masat shtanguese për të siguruar personin në proces, kemi dhe masa ndaluese për të siguruar procesin dhe viktimat.
Tani, kjo masë ndaluese është e nevojshme apo jo?
Mund të jetë, patjetër. Unë kam besuar që do të shkojë në gjykim, sepse ka interpretim dhe është një fije e hollë që i ndan. Duke parë atë vendim me atë arsyetim, mendoj që nuk e kanë gjykuar pjesën tjetër për të respektuar proporcionalitetin. Megjithatë, ia vlen të shohim më pas. Por, duke parë se si nisi dhe si u vendos tani, do të kemi pothuaj të njëjtin përfundim edhe në janar. Kështu gjykoj unë, duke parë si u veprua deri tani, por pjesa penale nuk është arsyetuar.
Domethënë, si e shohim këtë, si ka vepruar prokuroria, si ka vepruar gjykata. Pse e ka kërkuar këtë masë? A e ka kërkuar për të ndërhyrë në kompetenca apo për të mbrojtur procesin?
Mbase duheshin vlerësuar edhe faktet dhe provat. Pra, dashje pa dashje, ata duhet të bënin një gjykim themelor. Ndryshe nuk mund të vlerësonin kështu. Ky është një vlerësim i përçftë. Por, duke qenë që e dhanë këtë vlerësim deri tani, atëherë mendoj që edhe vendimi në janar do të jetë në mbrojtje dhe në mbyllje të këtij vendimi të parë që u dha.
Avokat, a ishte i drejtë vendimi që gjykata mori për Belinda Ballukun, të cilën donte ta shkarkonte nga detyra e zëvendësministrit?
Pyetja është e gabuar, sepse nuk ka kërkuar një shkarkim. Nuk flasim për pezullim, jo për shkarkim. Megjithatë, ka interpretim. Kushtetuta njeh imunitetin, por kemi edhe një kohë të procedurës penale. Unë mund të jem prokuror dhe ata janë gjykatës; nuk e njohim gjithë dosjen. Në qoftë se unë, si prokuror, e kam bindur gjykatën se më duhet kjo masë, e parashikuar nga kodi i procedurës për të siguruar procesin, pra ndjekja penale ka një kod procedure që çdo ndjekje jashtë këtij kodi kuptohet e paligjshme. Kjo garanton drejtësinë dhe integritetin e procesit.
Qoftë se ka qenë e nevojshme kjo masë dhe është e diskutueshme, atëherë detyronte gjykatën, siç thashë në fillim, t'i hynte në themel. Nuk kemi asimim të apelit, nuk kemi vendim të gjykatës së lartë, dhe pjesa minoritare që nuk ishte dakord e ka shprehur këtë fakt./dritare.net