Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Ia kontrolloj gjithmonë telefonin të dashurit. A është kjo një lidhje toksike?!

Ia kontrolloj gjithmonë telefonin të dashurit. A është kjo

Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila

Unë që ju shkruaj sot jam një vajzë e cila jam në një marrëdhënie prej disa muajsh. Problemi që unë kam është se kam tendencën të kontrrolloj telefonin dhe rrjetet sociale të partnerit, të njëjtën gjë vë re edhe nga ai. Kam frikë se kjo situatë do e prishë marrëdhënien. Ju lutem më jepni një këshillë! Faleminderit!

Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Përmes mediave sociale, gjithmonë mund të keni një dritare të hapur mbi atë që bëjnë të tjerët, si në internet ashtu edhe në jetën e tyre private. Përdorimi i mediave sociale si një formë kontrolli nga partneri shpesh ndodh kur ekziston një vaeësi e fortë emocionale ose varësi nga dashuria ,gjë që con në ndjenja xhelozie dhe një kërkim të vazhdueshëm për vlerësimin e vlerës së vetes. Në këtë mënyrë partneri bie në një rreth vicioz në të cilin mediat sociale bëhen një mjet që ushqen dinamikën jofunksionale të kontrollit. Xhelozia në dashuri mund të çojë në frikë nga shenjat e humbjes së dashurisë nga partneri, duke rezultuar në kontrollimin e sjelljeve që përfshijnë aktivitete të ndryshme online jo vetëm monitorimin e postimeve dhe historive, por edhe përqendrimin në shikime, pëlqime dhe komente. Sjellja bëhet e dëmshme kur ka një mani të madhe për kontroll, kur aktivitetet normale humbasin vlerën e tyre dhe gjithçka sillet rreth këtij preokupimi.

Ndjenjat e ankthit bëhen gjithnjë e më të përhapura, dhe çdo pëlqim i lënë nga partneri juaj ju bën zemrën të rrahë fort. Monitorimi i partnerit përmes mediave sociale mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor të të dy partnerëve. Monitorimi i vazhdueshëm i aktivitetit online të partnerit mund të krijojë një gjendje vigjilence të vazhdueshme, me simptoma të tilla si rrahje të shpejta të zemrës, pagjumësi dhe vështirësi në përqendrim. Shqetësimi për atë që ndodh në mediat sociale mund të çojë gjithashtu në neglizhimin e marrëdhënieve me miqtë dhe familjen, duke zvogëluar mbështetjen sociale dhe duke nxitur izolimin.

Tensioni që vjen nga kontrolli dhe frika se mos zbuloheni ose tradhtoheni mund të çojnë në stres kronik, me pasoja në mirëqenien e përgjithshme. Në disa raste, kontrolli mund të marrë formën e dhunës psikologjike dixhitale, siç është kërkesa për akses në fjalëkalime ose kufizimi i lirisë online të partnerit. Këto pasoja jo vetëm që dëmtojnë besimin e ndërsjellë, por gjithashtu mund të nxisin shfaqjen e simptomave depresive dhe të kompromentojnë cilësinë e jetës së përditshme. Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë si fillim do t’ju sugjeroja të pranosh se je e zënë në dinamikën e kontrollit dixhital është hapi i parë për t'u çliruar.

Mbajtja nën kontroll e shpeshtësisë së kontrollit të profileve të partnerit tuaj në mediat sociale mund t'ju ndihmojë të bëheni të vetëdijshëm për frekuencën dhe intensitetin e këtyre sjelljeve. Të folurit hapur me partnerin tuaj dhe të rënë dakord se cilat sjellje në internet janë dhe cilat nuk janë të pranueshme mund të parandalojë keqkuptimet dhe të zvogëlojë ankthin. Lexuesja jonë kur lind dëshira për të kontrolluar, përpiquni t’ia shprehni frikën dhe pasiguritë tuaja drejtpërdrejt partnerit tuaj, duke inkurajuar një dialog autentik.

Lexuesja jonë kaloni kohë në aktivitete jashtë linje angazhimi në hobi, sporte ose momente shoqërore të jetës reale ndihmon në uljen e varësisë nga monitorimi dixhital dhe në forcimin e vetëvlerësimit. Monitorimi i partnerit nëpërmjet mediave sociale është një fenomen në rritje, veçanërisht tek të rriturit e rinj. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendjen tuaj. Gjithë të mirat/dritare.net!