Përplasje para Kryeministrisë/ Policia sposton Lapajn nga trotuari, liron vendin për Berishën
E Hënë 15 Dhjetor 2025, 17:05
Dritare.net

Pas një jave pranë Kryeministrisë, Policia e Shtetit ka larguar Adriatik Lapajn dhe mbështetësit e tij, duke i nxjerrë jashtë perimetrit të sigurisë të caktuar për protestën që do të zhvillojë Partia Demokratike këtë të hënë.

Spostimi nga trotuari para godinës qeveritare drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" shkaktoi përplasje fizike mes protestuesve të Lapajt dhe policisë.
Ndërkohë, pas përplasjes, mbështetësit e Lapajt u larguan nga bulevardi për t’i lënë vend protestës së radhës të Sali Berishës./K.C/dritare.net