Ceremonia e Topit të Artë, ja kush fitoi Këpucën e Artë, Trajneri i Vitit dhe arbitri më i mirë!
Dritare.net

Skena e Teatrit të Operas dhe Baletit po shkëlqen nga yjet e futbollit. Këtë të hënë zhvillohet ceremonia e Topit të Artë për futbollin shqiptar, ku të gjithë ata që kanë spikatur në sezonin që lamë pas vlerësohen me çmime.
Mbrëmja do të kulmojë me fituesin e Topit të Artë, ku kandidatët janë Bekim Balaj, Baton Zabergja, Mario Dajsinani dhe Dejvi Bregu.
Ja çmimet që janë ndarë:
Bekim Balaj fitoi Këpucën e Artë falë 19 golave që ka shënuar me Vllazninë në kamipionatin shqiptar. Por duket se golin më të bukur ai e ka shënuar në jetën private.
Edlir Tetova është zgjedhur si “Trajneri i Vitit” në Shqipëri. Çmimin e mori nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo. Për të dytin vit radhazi, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova është shpallur fitues i trofeut “Trajneri i vitit”, pas një tjetër edicioni të shkëlqyer me ekipin rrogozhinas, me të cilin fitoi kampionatin. Të nominuar për të fituar këtë trofe ishin edhe trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, trajneri i Elbasanit, Ivan Gozdenoviç dhe trajneri i Bylisit, Mirel Josa.
Kreshnik Cjapi është shpallur fituesi si arbitri më i mirë i vitit në Shqipëri. Gianluca Rocchi dhuroi çmimin për arbitrin më të mirë në Shqipëri për vitin 2025.
Kreshnik Cjapi është shpallur fituesi si arbitri më i mirë i vitit në Shqipëri. Gianluca Rocchi dhuroi çmimin për arbitrin më të mirë në Shqipëri për vitin 2025./dritare.net
